Apartament 1+1 për shitje
Ofrohet për shitje apartament 1+1 i pozicionuar në zonën e Plazhit, një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të lehtë në facilitete dhe bregdet.
Prona ka një sipërfaqe prej 60 m² në certifikatë dhe 68 m² me sipërfaqet e përbashkëta. Ndodhet në katin e parë banim, duke e bërë shumë praktik si për banim ashtu edhe për investim me qira sezonale apo afatgjatë.
Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, 1 dhomë gjumi, tualet dhe hapësira funksionale që ofrojnë komoditet maksimal.
Vendndodhja strategjike pranë detit dhe faciliteteve kryesore e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi.
Çmimi: 139,000 €