Apartament 1+1 për qira në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, te Pazari i Ri. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 70 m² dhe ndodhet në katin e 1-rë mbi dyqane, duke ofruar një organizim funksional dhe hapësira të përshtatshme për një jetesë komode.
Prona është sapo mobiluar dhe e pabanuar më parë, duke i dhënë mundësisë qiramarrësit të jetë i pari që e shfrytëzon. Pozicioni i favorshëm pranë shërbimeve, bareve, restoranteve, transportit publik dhe ambienteve të ndryshme urbane e bën këtë apartament një zgjedhje ideale për çift ose profesionist.
Apartamenti jepet me qira për 760 euro/muaj.