Apartament 3+1+2 për shitje në një nga zonat më të preferuara dhe të kërkuara të Tiranës, në Rrugën e Kosovarëve. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të dhe ka një sipërfaqe apartamenti prej 176.4 m², sipërfaqe të përbashkët 19.1 m² dhe sipërfaqe totale 195.5 m². Prona ofron një organizim shumë funksional, i përbërë nga një sallon i bollshëm me ambient gatimi, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon.
Apartamenti ka orientim Perëndim, duke ofruar ndriçim natyral dhe një atmosferë të këndshme gjatë orëve të pasdites. Shitet i mobiluar dhe përbën një zgjedhje ideale për familje që kërkojnë hapësirë, komoditet dhe një pozicion të favorshëm në Tiranë. Për pronën mundësohet edhe parkimi.
Çmimi i shitjes është 700,000 euro.