Shitet Apartament 1+1 – Rruga Ali Demi
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të konsoliduara të Tiranës, në Rrugën Ali Demi, ngjitur me shkollën “1 Maj”, ofrohet për shitje apartament 1+1 i pozicionuar në katin e parë të një pallati ekzistues.
Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 57 m² dhe është restauruar totalisht, duke ofruar ambiente të rinovuara me standard bashkëkohor, funksionale dhe të gatshme për banim të menjëhershëm. Organizimi i brendshëm është praktik dhe i përshtatshëm si për banim familjar ashtu edhe për investim, falë pozicionit strategjik dhe aksesit të lehtë në shërbime, shkolla, transport urban dhe facilitete të përditshme.
Zona karakterizohet nga qetësia, infrastruktura e zhvilluar dhe kërkesa e lartë për prona rezidenciale.
Çmimi i shitjes: 137,000 Euro