Apartament 1+1 për shitje në Rrugën Ali Demi, ngjitur me shkollën "1 Maji", në një zonë të preferuar për banim falë aksesit të lehtë me qendrën e qytetit dhe afërsisë me shkolla, markete, transport publik dhe shërbime të ndryshme. Apartamenti ndodhet në katin e parë të një pallati ekzistues dhe ka një sipërfaqe neto prej 57 m².
Prona është restauruar totalisht, duke ofruar ambiente moderne dhe të gatshme për banim pa pasur nevojë për investime shtesë. Organizimi funksional i hapësirave e bën këtë apartament një zgjedhje ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes është 137,000 Euro.