Apartament 2+1 për shitje te Kthesa e Kamzës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 113 m² dhe ndodhet në katin e 6-të të një pallati. Apartamenti është i mobiluar totalisht dhe ofrohet me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Prona ka një organizim funksional 2+1 dhe gëzon një pozicion shumë të përshtatshëm, me akses të lehtë në rrugët kryesore, shërbimet dhe facilitetet e zonës. Për shkak të sipërfaqes, organizimit dhe vendndodhjes, apartamenti përbën një zgjedhje të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes është 1,500 euro/m².