Apartament 1+1 për Shitje
Ofrohet për shitje një apartament 1+1 në Kamëz, i pozicionuar në katin e 6-të të një ndërtese moderne, në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm dhe akses të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 63.66 m², nga të cilat 54.20 m² janë sipërfaqe e brendshme dhe 9.46 m² sipërfaqe e përbashkët.
Organizimi funksional i ambienteve përfshin një sallon me ambient gatimi, një dhomë gjumi komode, tualet dhe hapësira të projektuara për të ofruar rehati dhe ndriçim natyral. Vendndodhja e favorshme dhe planimetria e mirë e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes është 47,108 €.