Apartament 1+1 në shitje – Mangalem 21, Tiranë
Ofrohet për shitje një apartament i mobiluar me sipërfaqe totale prej 67 m², i pozicionuar në rezidencën moderne Mangalem 21. Prona është e përfunduar me cilësi të lartë ndërtimi dhe mobilim bashkëkohor, gati për banim të menjëhershëm.
Apartamenti ofron ndriçim të bollshëm natyral, planimetri funksionale dhe ambiente të rehatshme që e bëjnë ideal si për banim ashtu edhe për investim. Zona e Mangalem 21 njihet për qetësinë, infrastrukturën bashkëkohore dhe afërsinë me arteriet kryesore të qytetit.
Çmimi: 1,600 €/m²
Sipërfaqe totale: 67 m²