Apartament 1+1 për qira ditore te Pazari i Ri, me sipërfaqe 70 m² dhe i sapo rinovuar, i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara të Tiranës. Apartamenti ofron ambiente moderne, të rehatshme dhe funksionale, ideal për qëndrime afatshkurtra.
Prona është e disponueshme gjithashtu për qira javore dhe mujore, duke ofruar fleksibilitet sipas nevojave të klientit. Në çmim përfshihet parkimi privat dhe i mbuluar, i pajisur me kamera sigurie dhe me akses 24/7, duke garantuar komoditet dhe siguri gjatë gjithë qëndrimit.
Çmimi për qira ditore është 55 €.