Apartament 2+1+2 për shitje, me sipërfaqe 92 m², i pozicionuar vetëm 50 m nga Fusha e Sportit “Ali Demi”, në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara të Tiranës. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një godine 5-katëshe të restauruar plotësisht dhe ofron pamje të hapur dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit lindje–jug–perëndim.
Prona është e rikonstruktuar, me instalime elektrike dhe hidraulike të reja, parket dhe planimetri shumë funksionale, e organizuar në ambient ndenjeje, kuzhinë të veçantë, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon. Shitet i pamobiluar dhe ofron mundësi parkimi pranë pallatit.
Çmimi i shitjes: 176,000 euro.