Apartament 2+1 për shitje në zonën e 5 Majit, një ndër zonat në zhvillim të vazhdueshëm dhe me akses të mirë drejt qendrës së Tiranës.
Prona ndodhet në një pallat të vitit 2008, i pajisur me ashensor dhe i mirëadministruar. Apartamenti pozicionohet në katin e parë të banimit (akses me pak shkallë), çka e bën të përshtatshëm si për banim ashtu edhe për aktivitete biznesi.
Organizimi i brendshëm është funksional dhe përfshin ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, dy dhoma gjumi, si dhe tualet. Sipërfaqja neto është 75 m², e shpërndarë në mënyrë efikase për shfrytëzim maksimal të hapësirës.
Prona disponon çertifikatë pronësie, aktualisht e regjistruar si njësi shërbimi (dyqan), duke ofruar fleksibilitet përdorimi për banim ose aktivitet tregtar sipas nevojës.
Një mundësi e mirë investimi për shkak të pozicionit, aksesit dhe potencialit të zonës.
Për më tepër informacion ose për organizim vizite, kontaktoni në: 069 40 160 66.