Shkëmbi I Kavajës
Shitet apartament 2+1 me verandë dhe pamje të plotë nga deti, në zonën e kërkuar të Shkëmbit të Kavajës (pas shinave).
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një godine të mirëmbajtur dhe ka sipërfaqe bruto prej 110 m².
Prona është totalisht e rinovuar dhe arreduar me kujdes profesional nga arkitekt, duke ofruar një ndërthurje perfekte midis stilit modern dhe funksionalitetit praktik.
Organizohet në një sallon të gjerë me dalje në verandë, kuzhinë të hapur bashkëkohore, dy dhoma gjumi me ndriçim natyral dhe dalje direkte në verandë, si dhe një tualet të kompletuar me përfundime cilësore.
Apartamenti ka ndriçim natyral në çdo ambient falë dritareve të mëdha dhe orientimit të favorshëm, ndërsa veranda e bollshme ofron hapësirë ideale për relaks me pamje nga deti.
Ndodhet vetëm 300 metra nga plazhi, në një zonë të qetë e të sigurt, shumë pranë shërbimeve kryesore si supermarkete, bare, restorante dhe rrugë lidhëse drejt qendrës së Durrësit.
Përfshihet parkim i garantuar.
Prona përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për banim familjar afatgjatë ose për investim me kthim të lartë gjatë sezonit turistik.
Çmimi: 148,000 €