Apartament 2+1 për shitje me aneks të veçuar, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, buzë rrugës Bardhyl – Unaza e Vogël.
Sipërfaqe në certifikatë 64.2 m², sipërfaqe reale 72 m².
Pozicionuar në katin e 4-t (të fundit) të një pallati ekzistues, me tarracë të izoluar.
Apartamenti është i restauruar me kujdes, i mobiluar me arredim cilësor dhe gati për banim.
Një mundësi ideale investimi ose për jetesë komode në qendër të qytetit.
Çmimi: 147,000 €