Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë.
Apartamenti është i mobiluar me kujdes dhe investuar në çdo detaj, i ndërtuar dhe sistemuar fillimisht për banim familjar, duke ofruar cilësi dhe funksionalitet maksimal. Investimi i bërë në pronë nis nga ai i jashtëm ku mund të përmëndim: termoizolimin, tendat, sistemin e kamerave duke vijuar tek ai i brendshëm: sistemi i ftohjes-ngrohjes ku vecojmë karakteristikën e këtij apartamenti që është oxhaku, organizimi i hapësirave të bollshme për një jetesë komode, dyert, vetratat dopio xham, elektroshtëpiaket cilësore, hidrosanitaret, si edhe shtrimi me parket.
Apartamenti organizohet në sallon me hapësirë të bollshme dhe ndriçim natyral, kuzhinë të përfshirë dhe të pajisur me çdo elektroshtëpiake të nevojshme, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon të mbyllur.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti ka fasilitete të shumt, ndodhet pranë shërbimeve dhe ofron akses të shpejtë në rrugët kryesore dhe autostradë.
Prona disponon gjithashtu një garazh të mbyllur dhe të bollshëm, i përshtatshëm për parkim dhe një hapësirë shtesë për oficinë të vogël apo depo.
Një mundësi ideale për banim të menjëhershëm dhe investim të qëndrueshëm.
Disponon dokumentacion të rregulltë hipotekor.
Për më shumë informacion si edhe një vizitë në pronë mund të kontaktoni në: +355694007888!