Pershkrimi i Prones

White Hill Residence, rezidenca më e re luksoze në qytetin e Durrësit në zonën e “Currila” me standardet më të fundit të ndërtimit dhe unike në llojin e vet, me pamje panoramike dhe vetëm 50 metra nga deti.

Rezidenca është një ndërthurje hotelerie dhe rezidence rezidenciale dhe është e organizuar në 4 godina ku 3 janë ndërtesa banimi (me 3 apartamente për kat) dhe 1 është hotel.
Ndërtesat janë 6 kate me 2 kate parking nëntokë.

Ofron një shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh dhe ka një cilësi të lartë ndërtimi, ku vlen të përmendet sistemi kapot i fasadës, arkitekturë moderne, ndarje apartamentesh me dopio tullë dhe lesh guri, ashensor, kamera sigurie dhe roje private, kopshtar për hapësirat e gjelbra të banimit si dhe ambientet sanitare në çdo njësi.

Shitet apartament 2+1 me sipërfaqe ndërtimi 121.92 m² neto (138.01 m² bruto), në katin e 4, me orientim Lindje-perëndim. Organizohet nga sallon + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale me tualet, dhome gjumi, tualet dhe verandë panoramike.
Pamje shumë e bukur nga deti dhe nga pishina e kompleksit.

Për më tepër informacion: +355 69 401 6066

Detajet e Prones

Referenca: SUN236
Lloji Apartament
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Website Views 4
Sip. Totale: 138 m2
Kati: 4