Apartament 1+1 për qira në Kompleksin Ndregjoni, në Rrugën Filip Jano, pranë Bulevardit të Ri, një zonë në zhvillim të vazhdueshëm që ofron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 68 m² dhe ndodhet në katin e 4-t me ashensor, duke ofruar një organizim funksional dhe ambiente të ndriçuara natyralisht.
Prona është e mobiluar me mobilim të ri, të përzgjedhur me kujdes për të garantuar komoditet dhe funksionalitet në përditshmëri. Falë pozicionimit në një kompleks të mirëadministruar dhe lokacionit strategjik pranë Bulevardit të Ri, ky apartament është një zgjedhje ideale për individë ose çifte që kërkojnë një banesë moderne në një zonë me akses të shkëlqyer.
Apartamenti ofrohet për qira me çmimin 645 EUR/muaj.