Ky apartament 1+1 ofrohet per qira në zonen residenciale Univers City në Tiranë, me një sipërfaqe prej 75 m².
Ofrohet me qira një apartament 1+1 i mobiluar, i pozicionuar në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës, pranë Qendrës Tregtare QTU ne Univers City. Apartamenti është ideal për individë ose çifte që kërkojnë komoditet, qetësi dhe akses të shpejtë në rrugët kryesore, transportin publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.
Me një sipërfaqe bruto prej 75 m², apartamenti është i organizuar në një dhomë ndenjeje të ndriçuar, një kuzhinë funksionale, një dhomë gjumi komode dhe një tualet. Ambientet janë të mirëorganizuara dhe ofrojnë hapësirën e nevojshme për një jetesë të rehatshme.
• Sipërfaqe neto: 75 m²
• Sipërfaqe bruto: 75 m²
• Sallon ndenjeje: 1
• Kuzhinë: 1
• Dhoma gjumi: 1
• Tualet: 1
• I përshtatshëm për çifte ose individë që kërkojnë komoditet pranë qendrës tregtare
• Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni!