Apartament 2+1 për shitje në zonën e Oxhakut, i pozicionuar në katin e dytë të një pallati në një nga zonat më të preferuara për banim. Apartamenti është plotësisht i restauruar dhe i mobiluar me kujdes, duke ofruar kushte ideale për banim të menjëhershëm pa nevojën e investimeve shtesë. Organizimi i brendshëm është funksional dhe komod, me një sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi të rehatshme dhe një banjo moderne.
Prona ndodhet në Rrugën "Kongresi i Manastirit", në një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar, me lulishte përpara pallatit dhe akses të shpejtë në transportin publik, shkolla, markete dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes është 160,000 €.