Apartament 2+1 për qira në zonën e 9 Katësheve, në një nga lokacionet më qendrore dhe të preferuara të Tiranës. Prona ndodhet vetëm 2 minuta në këmbë nga Sheshi Skënderbej, duke ofruar akses të menjëhershëm në institucionet kryesore, qendrat e biznesit, transportin publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.
Apartamenti është i pozicionuar në katin e 6-të të një godine të mirëadministruar me dy ashensorë, duke garantuar komoditet dhe funksionalitet për banim.
Vendndodhja strategjike e bën këtë pronë një zgjedhje ideale për familje, profesionistë ose të huaj që dëshirojnë të jetojnë në zemër të qytetit.
Çmimi i qirasë është 800 Euro/muaj.