Apartament 2+1 për shitje tek Ish Fusha e Aviacionit, një mundësi ideale për banim ose investim. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një pallati të ri me ashensor dhe ka një sipërfaqe bruto prej 90 m², me planimetri të rregullt dhe organizim funksional.
Ambienti përbëhet nga salloni së bashku me kuzhinën e gatimit, korridori shpërndarës, dy dhoma gjumi, një tualet me dritare dhe ballkon. Prona disponon certifikatë pronësie dhe shitet pothuajse e mobiluar. Apartamenti është investuar me materiale cilësore, duke përfshirë dyer dhe dritare plastike me dopio xham, dyer të brendshme të reja, parket në të gjithë ambientin, si edhe panel diellor të instaluar në tarracë, që ofron efikasitet energjetik dhe komoditet.
Çmimi i shitjes është 185.000 Euro.