Ofrohet për qira një apartament modern dhe komod 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë Shkollës së Kuqe. Zona ofron akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, si dhe facilitete të shumta si supermarkete, institucione arsimore, transport publik dhe shërbime të ndryshme.
Apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale, me ambient ndenjeje dhe kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi të rehatshme, si dhe tualet modern. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe të mobiluara me stil bashkëkohor, duke ofruar rehati dhe komoditet për një jetesë cilësore.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është përfshirja e një posti parkimi, një element mjaft i vlefshëm në këtë zonë.
Qira mujore: 850 Euro
Një zgjedhje ideale për individë apo çifte që kërkojnë një banesë komode dhe të pozicionuar në mënyrë strategjike në qytet.