Në San Pietro Residence ofrohet për qira ditore një vilë luksoze e organizuar në dy kate, e projektuar për të ofruar rehati, privatësi dhe standard të lartë jetese gjatë pushimeve.
Prona disponon 2 dhoma gjumi, 2 tualete, 2 ambiente ndenjeje komode dhe një kuzhinë funksionale të arreduar me mobilim modern dhe cilësor. Vila karakterizohet nga hapësira të bollshme, ndriçim natyral dhe organizim shumë praktik për familje apo grupe që kërkojnë qetësi dhe komoditet pranë detit.
Një nga pikat më të veçanta të pronës është tarraca, e cila ofron ambient ideal për relaks dhe privatësi, e rrethuar nga gjelbërimi dhe atmosfera elitare që ofron rezidenca.
Rezidenca garanton siguri, mirëmbajtje dhe akses shumë pranë bregdetit, duke e bërë këtë vilë një zgjedhje perfekte për pushime premium në një nga zonat më të kërkuara të Gjirit të Lalzit.
Çmimi: 350 euro / dita
Për më shumë informacion ose rezervime, kontaktoni.