Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament elegant dhe funksional në një nga rezidencat më të kërkuara pranë Liqenit Artificial, Lake View. Prona karakterizohet nga organizim optimal i hapësirave, ndriçim natyral dhe standard i lartë ndërtimi, duke e bërë ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 131.30 m², nga të cilat 111.60 m² janë sipërfaqe neto e brendshme dhe 19.20 m² ballkon, i cili ofron hapësirë të konsiderueshme për relaks dhe pamje të hapur.
Organizimi përfshin një sallon të bollshëm së bashku me kuzhinën, dy dhoma gjumi të mirëorganizuara, si dhe ambiente sanitare funksionale. Ballkoni lidhet natyrshëm me zonën e ditës, duke krijuar një vazhdimësi të këndshme të hapësirës së jetesës.
Prona pozicionohet në një zonë elitare, e cila ofron qetësi, ajër të pastër dhe akses të shpejtë me qendrën e qytetit, si dhe pranë faciliteteve kryesore si shkolla, institucione dhe zona rekreative.
Çmimi është 3,700 euro/m²
Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë cilësi ndërtimi, vendndodhje premium dhe standard të lartë jetese.

Detajet e Prones

Referenca: SUN843
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 15
Sipërfaqja: 112 m2
Sip. Totale: 131 m2
Kati: 13

Karakteristikat

thesunset.city_center
Countryside
thesunset.shopping_center
thesunset.view_to_lake