Apartament për shitje në Rezidencën Riviera, në zonën e Kamëz, një nga zonat me zhvillim të shpejtë dhe kërkesë të lartë për banim.
Prona është tipologji 1+1 dhe ka një sipërfaqe totale prej 79.27 m² (67.5 m² neto + 11.77 m² sipërfaqe e përbashkët). Organizohet në një ambient ndenjeje me kuzhinë të përbashkët, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon, me planimetri funksionale dhe ndriçim natyral të mirë.
Apartamenti ofron kushte komode për jetesë, ndërtim cilësor dhe një organizim praktik të hapësirës, i përshtatshëm si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes: 57,500 €.