Apartament me qira 1+1 i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën Budi, pranë Bar Panorames dhe shumë afër Ambasada Amerikane, çka e bën një zgjedhje ideale për banim komod dhe të sigurt.
Prona ndodhet në katin e 3-të të një ndërtese me shkallë, e organizuar në mënyrë funksionale me ambient ndenjeje, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe tualet. Apartamenti ofron ndriçim natyral dhe një ambient të qetë, i përshtatshëm për individë ose çifte.
Zona është e zhvilluar dhe ofron akses të lehtë në shërbime kryesore si transport publik, markete, bare dhe institucione të rëndësishme.
Çmimi: 600€/muaj
Disponueshmëria: Nga muaji Maj