Gjimnazi Petro Nini Luarasi
Ambient biznesi për qira, i pozicionuar në katin e dytë të një godine të mirëadministruar, me akses të lehtë dhe mundësi të mira organizimi për aktivitete të ndryshme.
Prona ka një sipërfaqe totale prej 200 m² dhe organizohet në një ambient open space rreth 100 m², i shoqëruar me 4 zyra të ndara, të cilat mund të riorganizohen sipas nevojave të biznesit. Ambienti disponon gjithashtu 2 tualete.
Hapësira është totalisht e investuar dhe gati për përdorim, e shtruar me parket cilësor, e pajisur me sistem kondicionimi dhe me punime të një standardi të lartë, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet maksimal.
Është një mundësi ideale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si zyra, showroom, dyqan nusërie, call center apo çdo lloj tjetër biznesi.
Çmimi i qirasë është 3,500 euro/muaj (neto).