Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament me tipologji 1+1, i pozicionuar në një nga komplekset më prestigjioze bregdetare, Turquoise Marina, në Gjiri i Lalëzit. Kjo rezidencë moderne ofron standarde të larta ndërtimi dhe një stil jetese të qetë pranë detit.

Apartamenti ka një sipërfaqe të brendshme prej 51.6 m² dhe shoqërohet me një verandë shumë të bollshme prej 150 m², e cila përbën një nga pikat më të veçanta të kësaj prone. Hapësira e jashtme është ideale për krijimin e një ambienti relaksi, zone lounge apo këndi privat për pushime dhe aktivitete në ajër të hapur.

Prona ndodhet në fazë karabina, duke i dhënë mundësi blerësit të personalizojë plotësisht organizimin dhe stilin e brendshëm sipas preferencave të tij. Organizimi parashikon një ambient ndenje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një tualet, si dhe dalje direkte në verandën e madhe që krijon një lidhje të natyrshme mes hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Kompleksi ofron një koncept rezidencial modern me infrastrukturë të mirëorganizuar, hapësira të gjelbra, zona rekreative dhe ambiente të dedikuara për pushime cilësore pranë detit.

Sipërfaqe apartamenti: 51.6 m²
Sipërfaqe verande: 150 m²
Statusi: Në fazë karabina
Çmimi: 206,580 €

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për shtëpi pushimi pranë detit, ashtu edhe për investim afatgjatë në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Detajet e Prones

Referenca: SUN760
Lloji Apartament
Statusi: Në ndërtim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13
Sipërfaqja: 52 m2

Karakteristikat

View to sea