Ofrohet për qira apartament 1+1 i pozicionuar në zonën e Ali Demit, brenda Rezidencës Kadiu – një ndërtim i ri me standarde bashkëkohore dhe administrim të rregullt.
Apartamenti ka sipërfaqe 60 m² dhe ndodhet në katin e 8-të, duke ofruar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës si dhe pamje të hapur nga Mali i Dajtit. Organizimi përfshin ambient ndenjeje me hapësirë gatimi, një dhomë gjumi, si dhe tualet funksional.
Prona jepet me kuzhinë të instaluar dhe është ndërtim i vitit 2025, e pabanuar më parë, çka garanton ambiente të reja dhe cilësi maksimale ndërtimi. E përshtatshme për individë ose çifte që kërkojnë komoditet dhe qetësi në një zonë rezidenciale.
Çmimi: 35.000 lekë / muaj.