Apartament 1+1 me qira – Bllok, pranë Kinema Agimi
Jepet me qira apartament tipologji 1+1 i pozicionuar në zonën e Bllokut, pranë Kinema Agimi, një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të Tiranës.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një pallati të ri me ashensor dhe administrim cilësor. Organizimi përfshin ambient ndenjeje dhe kuzhinë të përbashkët, një dhomë gjumi dhe një tualet.
Vendndodhja ofron akses të menjëhershëm në shërbime, restorante, dyqane, institucione dhe zonat kryesore të qytetit.
Çmimi i qirasë: 600 € / muaj
I përshtatshëm për profesionistë ose çifte që kërkojnë komoditet dhe lokacion premium në qendër të jetës urbane.