APARTAMENT 1+1 – ASTIR (VILA L)
Adresa: Rruga Loni Ligori
Apartament 1+1 për shitje në një nga zonat më dinamike dhe të kërkuara të Astirit, pranë kompleksit “Vila L”. Ndodhet në katin e 3 të një ndërtese të mirëadministruar me ashensor. Ambienti ofron një shpërndarje funksionale dhe një orientim fantastik nga lindja, që siguron dritë natyrale gjatë gjithë mëngjesit.
Prona ka sipërfaqe bruto 60.4 m² dhe neto 54 m², e shtruar tërësisht me parket dhe me tualet me dritare — një avantazh i rrallë që siguron ventilim natyral dhe komoditet më të lartë. Apartamenti disponon çertifikatë të rregullt pronësie, duke e bërë një zgjedhje të sigurt si për banim ashtu edhe për investim.
Zona përreth ofron akses të shpejtë në unazë, transport urban, supermarkete, farmaci, kopshte, shkolla dhe çdo shërbim tjetër të nevojshëm për një jetë praktike dhe komode.
Detaje të pronës:
Tipologjia: 1+1
Kati: 3
Ashensor: Po
Sipërfaqe bruto: 60.4 m²
Sipërfaqe neto: 54 m²
Orientim: Lindje
Dysheme: Parket
Tualet me dritare
Dokumentacion: Me çertifikatë pronësie