Apartament me qira – Vertical Forest, Bllok
Kati i parë, i gjithë kati në përdorim të dedikuar
Sipërfaqe totale: 860 m²
Ambient i pozicionuar në zonën e Bllokut, brenda kompleksit ekskluziv Vertical Forest. Prona përfshin të gjithë katin e parë me një sipërfaqe prej 860 m², duke ofruar një hapësirë shumë të gjerë dhe funksionale, të përshtatshme për përdorim rezidencial ose për funksione përfaqësuese.
Hapësira ka ndriçim natyral të bollshëm dhe pamje direkte nga gjelbërimi vertikal karakteristik i projektit. Godina është ndërtuar me standarde të larta ndërtimi, izolim akustik dhe termik, si dhe përfundime moderne.
Planimentria e apartamentit lejon fleksibilitet në organizimin e brendshëm, me mundësi ndarjeje dhe personalizimi sipas kërkesës së qiramarrësit. Aksesi i drejtpërdrejtë nga ambientet e jashtme dhe nga pjesët e përbashkëta e bën hapësirën të përshtatshme për çdo nevojë funksionale.
Kompleksi ofron administrim profesional, siguri të lartë dhe mirëmbajtje të përditshme të ambienteve të përbashkëta. Pozicioni në Bllok siguron akses të menjëhershëm në shërbime, biznese dhe pikë kyçe të qytetit.