Shitet apartament 2+1+2 në zonën e Freskut, në një pallat të mirëmbajtur dhe me ashensor.
Apartamenti ndodhet në katin e 8-të dhe ka sipërfaqe totale prej 103 m² bruto.
Organizohet në një sallon të bollshëm me dalje në ballkon, kuzhinë të veçuar, dy dhoma gjumi komode dhe dy tualete funksionale.
Ndërtesa ofron standard të mirë ndërtimi, ndriçim të bollshëm dhe pamje të hapur, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për banim familjar afatgjatë.
Prona disponon çertifikatë pronësie dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës Lindore, afër marketeve, shkollave dhe linjave kryesore të transportit urban.
Çmimi: 149,000 €