Disponohet për shitje një apartament ekskluziv 2+1+2 në Gradient Center, Liqeni i Thatë.
I pozicionuar në katin e 7-të, apartamenti ofron pamje panoramike të hapur si nga Liqeni Artificial ashtu edhe nga Liqeni i Thatë, duke garantuar ndriçim natyral dhe ndjesi hapësire gjatë gjithë ditës.
Me një sipërfaqe totale prej 200 m² dhe 150 m² sipërfaqe të brendshme, prona është e organizuar në mënyrë funksionale, me zonë ndenjeje të gjerë, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon panoramik, ideal për relaks dhe jetë sociale.
Një apartament i konceptuar për standard të lartë jetese, në një nga komplekset më të kërkuara të zonës së Liqenit të Thatë, me akses të shpejtë në shërbime, rrugë kryesore dhe zona rekreative.