Apartament për Shitje – Aura Complex, Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Çmimi: 135,000 €
Detajet e pronës
Ky apartament 1+1 ndodhet në Aura Complex, një nga rezidencat më cilësore të zonës së Laprakës, i ndërtuar me standarde moderne dhe i pajisur me të gjitha kushtet për një jetesë komode dhe të sigurt.
Tipologji: 1+1
Kati: 3 banim
Sipërfaqe neto: 59.6 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 10.7 m²
Verandë: 9.4 m²
Orientim: Jug-Lindje
Organizimi i brendshëm
Apartamenti ofron një sallon të bollshëm të kombinuar me ambientin e kuzhinës, një dhomë gjumi funksionale dhe një tualet modern. Veranda me orientim Jug-Lindje siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të këndshme, duke e bërë hapësirën të ndjehet më e gjerë dhe më mikpritëse.
Përshkrim i përgjithshëm
Aura Complex është një rezidencë e re dhe e mirëadministruar, e cila ofron:
Siguri dhe administrim profesional
Ambiente të gjelbëruara dhe hapësira për relaks
Afërsi me rrugën kryesore dhe akses të lehtë me qendër dhe zona të tjera të Tiranës
Ky apartament është një zgjedhje e shkëlqyer si për banim familjar, ashtu edhe për investim, falë lokacionit të favorshëm dhe cilësisë së ndërtimit.
Kontakte
Elton Çanaj – Konsulent Imobiliar
Tel: 069 401 3200
The Sunset Luxury Real Estate