Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 për qira pranë Stadiumit Arena, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati modern me ashensor, në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të Tiranës. Apartamenti ofrohet i mobiluar me cilësi, me parket druri, sallon komod me dalje në ballkon, kuzhinë funksionale të pajisur me të gjitha elektroshtepiaket, dy dhoma gjumi të arreduara dhe një tualet modern.

Ballkoni ofron pamje të hapur dhe relaksuese drejt parkut, ndërsa ndriçimi natyral gjatë gjithë ditës krijon një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për banim. Prona përfshin edhe një vend parkimi, duke shtuar komoditetin për banorët. Vendndodhja premium garanton akses të shpejtë në supermarkete, restorante, transport publik, shkolla dhe qendra biznesi.

Qiraja mujore është 1,500 €.

Detajet e Prones

Referenca: SUN1094
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13

Karakteristikat

City Center
Shopping Center
School
View to Mountain