Pershkrimi i Prones

Studio për qira ditore pranë Downtown, me sipërfaqe 40m², sapo mobiluar dhe e konceptuar për të ofruar komoditet, qetësi dhe një qëndrim sa më të këndshëm. Ambienti është i arreduar në mënyrë moderne dhe funksionale, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale hapësirën dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Studioja është ideale për çifte, udhëtime pune, vizita në qytet apo për këdo që kërkon një akomodim praktik dhe komod për disa ditë. Pozicioni pranë Downtown e bën një zgjedhje të përshtatshme për të pasur akses të lehtë drejt qendrës, ambienteve të ndryshme, shërbimeve dhe pikave kryesore të qytetit.

Një hapësirë e re, e pastër dhe e kuruar në detaje, ku mund të shijoni një qëndrim të rehatshëm në një nga zonat më të aksesueshme të qytetit. Çmimi është 45 euro nata.

Detajet e Prones

Referenca: SUN1087
Lloji Garsoniere
Statusi: Listimet e fundit
Website Views 6
Sip. Totale: 40 m2