Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 për qira në Rrugën e Kosovareve, me sipërfaqe rreth 92 m². Apartamenti është i kompletuar, i rikonstruktuar dhe i pajisur me elektroshtepiake të reja, duke ofruar një ambient modern dhe komod për banim.

Ndodhet në katin e 9-të të një pallati 12-katësh, i cili disponon 2 ashensorë. Prona ka 2 ballkone me pamje të bukur nga Liqeni Artificial, duke ofruar ndriçim dhe një panoramë shumë të këndshme. Apartamenti disponon gjithashtu 2 kondicionerë, një në dhomën e ndenjes dhe një në dhomën e madhe të gjumit.

Një zgjedhje ideale për familje ose çifte që kërkojnë një apartament të mirëorganizuar, të rikonstruktuar dhe në një zonë të preferuar të Tiranës.

Çmimi i qirasë është 900 € në muaj, i negociueshëm.

Detajet e Prones

Referenca: SUN1068
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 7
Sip. Totale: 92 m2
Kati: 9

Karakteristikat

City Center
Shopping Center
School
View to Lake