Apartament 2+1 për shitje në një nga rezidencat më të kërkuara në zonën e Rrugës së Kavajës, Tirana Garden Building, i pozicionuar në katin e 9-të, me një sipërfaqe totale prej 113 m². Apartamenti ofron një organizim funksional dhe ambiente të bollshme, të projektuara për të garantuar komoditet dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Vendndodhja strategjike e rezidencës siguron akses të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe me të gjitha shërbimet kryesore, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Çmimi i shitjes është 3,600 €/m², ndërsa çmimi nuk përfshin vendin e parkimit.