Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1+2 për shitje në zonën e Astirit, në Rrugën Sokrat Miho, një lokacion i preferuar për banim falë infrastrukturës së zhvilluar dhe aksesit të lehtë në rrugët kryesore të qytetit. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 101.7 m² dhe ndodhet në katin e dytë banim të një pallati me ashensor, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet për jetesë.

Prona është e organizuar në një ambient të bollshëm ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone, me një planimetri të rregullt që shfrytëzon në mënyrë optimale çdo metër katror. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe të ajrosura, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe praktik për jetën e përditshme.

Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është një zgjedhje ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim, falë pozicionit të favorshëm. Në afërsi gjenden të gjitha facilitetet e nevojshme, si institucione arsimore, markete, farmaci, transport publik dhe shërbime të ndryshme, duke e bërë jetesën sa më komode.

Çmimi i pronës është 127000 euro.

Detajet e Prones

Referenca: SUN905
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 8
Sipërfaqja: 102 m2

Karakteristikat

thesunset.city_center
thesunset.shopping_center
thesunset.fire_station
thesunset.police
thesunset.hospital
View to Mountain