Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Porto Lalzit, një nga projektet më prestigjioze dhe moderne të bregdetit shqiptar, i projektuar për të ofruar një stil jetese premium dhe një mundësi të shkëlqyer investimi.

Apartamenti ndodhet në katin e dytë të banimit dhe ka një sipërfaqe neto prej 57.2 m² dhe sipërfaqe bruto prej 64.3 m². Organizimi i tij përfshin sallon me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon, duke ofruar hapësira funksionale dhe komode.

Kompleksi dallohet për kanalin e lundrueshëm dhe marinën, të cilat i japin projektit një karakter unik dhe e pozicionojnë atë ndër destinacionet më elitare të bregdetit shqiptar.

Apartamenti ofrohet me një çmim prej 2,200 €/m², ndërsa në çmim përfshihet edhe 1 post parkimi, duke shtuar komoditetin dhe vlerën e investimit.

Falë lokacionit strategjik, infrastrukturës moderne, hapësirave të gjelbëruara dhe afërsisë me detin, kjo pronë është ideale si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë ose shfrytëzim turistik.

Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit 069 2090 980.

Detajet e Prones

Referenca: SUN898
Lloji Apartament
Statusi: Në ndërtim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 9
Sipërfaqja: 57 m2
Sip. Totale: 64 m2
Kati: 2

Karakteristikat

View to sea