Apartament 1+1 për qira në zonën e Kodrës së Diellit, një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara për banim në Tiranë. Zona karakterizohet nga qetësia, infrastruktura e zhvilluar dhe akses i lehtë në rrugët kryesore të qytetit, si edhe afërsia me supermarkete, farmaci, institucione arsimore dhe shërbime të tjera të nevojshme për një jetesë komode.
Prona ndodhet në katin e 2-të të një pallati të mirëadministruar dhe të pajisur me ashensor. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 80 m² dhe është i organizuar në mënyrë funksionale, duke ofruar një sallon të bollshëm dhe të ndriçuar natyralisht së bashku me ambientin e kuzhinës, një dhomë gjumi komode, një tualet dhe një ballkon që ofron hapësirë shtesë dhe ajrosje të mirë të ambientit.
Falë organizimit praktik dhe pozicionit të favorshëm, kjo pronë përbën një zgjedhje ideale për individë që kërkojnë të jetojnë në një zonë të qetë dhe me të gjitha facilitetet e nevojshme pranë.
Çmimi i qirasë: 550 Euro/muaj.