Kodra e Diellit Residence
Apartament 3+1 për shitje në kompleksin rezidencial Kodra e Diellit 2, një nga zonat më të preferuara për një jetesë të qetë dhe cilësore në Tiranë.
Prona ka një sipërfaqe totale prej 189.75 m² dhe organizohet në një ambient të bollshëm ndenje dhe kuzhine, 3 dhoma gjumi dhe një tarracë funksionale që ofron hapësirë ideale për relaks, argëtim dhe privatësi. Planimetria është e rregullt dhe efikase, me ndriçim natyral të bollshëm që krijon një ambient të ngrohtë dhe komod.
Apartamenti ndodhet në një kompleks të mirëadministruar, hapësira të gjelbra dhe facilitete të dedikuara për banorët, duke garantuar një stil jetese komod dhe elitare.
Çmimi i shitjes: 300,000 €.
Një mundësi shumë e mirë investimi dhe banimi për familjet që kërkojnë hapësirë, cilësi dhe lokacion premium.