Apartament 1+1 për shitje në zemër të Tiranës, në zonën më të kërkuar dhe elitare – Pedonalja.
Kjo pronë ofron një mundësi të shkëlqyer investimi dhe banimi, duke kombinuar lokacionin premium me një projekt modern në ndërtim. Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 81.58 m² dhe organizohet në mënyrë funksionale në një sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, një tualet dhe hapësira të mirëshfrytëzuara.
Ndodhet në fazë grope, çka i jep mundësi blerësit të përfitojë nga çmimi aktual dhe të ketë fleksibilitet në përzgjedhjen e detajeve të brendshme në vijim të projektit. Ndërtimi parashikohet të realizohet me standarde të larta bashkëkohore, duke garantuar cilësi, komoditet dhe vlerë të shtuar në kohë.
Pozicioni në Pedonale e vendos këtë apartament në një nga zonat më dinamike të kryeqytetit, pranë institucioneve kryesore, bareve, restoranteve dhe çdo faciliteti urban, duke e bërë ideal si për banim ashtu edhe për investim (qira afatgjatë apo ditore).
Çmimi: 3000 €/m²
Vlera totale: 240,000 €
Për më shumë informacion ose një prezantim të detajuar të projektit, kontaktoni.