Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament funksional dhe i mobiluar plotësisht, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të qytetit të Pogradecit, buzë Liqenit të Ohrit dhe vetëm 5 minuta larg plazhit. Vendndodhja e favorshme e bën këtë pronë shumë të përshtatshme si për banim të përhershëm ashtu edhe për investim turistik apo shtëpi pushimi.

Apartamenti ndodhet në katin e 6 të banimit në një ndërtesë të mirëadministruar dhe organizohet në mënyrë praktike duke ofruar hapësira komode për jetesë.

Organizimi i brendshëm përfshin një sallon të madh së bashku me ambientin e gatimit të integruar, dy dhoma gjumi të bollshme që ofrojnë komoditet maksimal, një tualet dhe një ballkon që mundëson ndriçim natyral dhe ajrosje të mirë të apartamentit.

Prona ka një sipërfaqe totale prej 73 m² bruto dhe shitet totalisht e mobiluar dhe e kompletuar, duke e bërë gati për banim ose për t’u dhënë menjëherë me qira pa nevojën e investimeve shtesë.

Apartamenti disponon certifikatë të rregullt pronësie.

Detaje të pronës:

Tipologjia: 2+1

Sipërfaqe: 73 m² bruto

Kati: 6 banimi

Organizimi: Sallon + ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, 1 ballkon

Gjendja: Totalisht i mobiluar

Çmimi: 106,000 Euro

Dokumentacion: Certifikatë e rregullt pronësie

Për më tepër informacion ose për organizimin e një vizite në pronë:
069 401 6066

Detajet e Prones

Referenca: SUN781
Lloji Apartament
Statusi: thesunset.used
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 21
Sip. Totale: 73 m2
Kati: 6

Karakteristikat

thesunset.view_to_lake