PENTHOUSE PËR SHITJE – PLAZH, DURRËS
Ofrohet për shitje një penthouse ekskluziv në zonën e Plazhit në Durrës, i pozicionuar në katin e 10-të të një ndërtese me ashensor, në një nga zonat më të kërkuara për banim rezidencial dhe investim turistik. Prona karakterizohet nga hapësira të bollshme, organizim funksional dhe pamje të hapur ballore nga deti, duke ofruar një eksperiencë unike jetese.
Apartamenti disponon sipërfaqe neto prej 190 m² dhe sipërfaqe bruto 215 m², të organizuara në tipologjinë 3+1+2. Ambienti i ndenjes është i gjerë dhe i ndriçuar natyralisht, i integruar me zonën e ngrënies dhe me dalje direkte në verandën panoramike. Kuzhina është funksionale dhe e pajisur plotësisht.
Zona e natës përbëhet nga tre dhoma gjumi me përmasa komode dhe dy tualete të investuara me standard cilësor. E gjithë sipërfaqja është e shtruar me parket druri cilësor, duke i dhënë ambientit elegancë dhe ngrohtësi. Prona shitet e mobiluar, me arredim bashkëkohor dhe investime të realizuara me kujdes.
Veranda panoramike përbën një nga elementët kryesorë të kësaj prone, duke ofruar pamje të drejtpërdrejtë dhe të papenguar nga deti, ideale për relaks dhe organizime private.
Çmimi i shitjes: 350,000 Euro.
Për më tepër informacion ose për organizimin e një vizite në pronë, kontaktoni në:
069 401 6066