Pershkrimi i Prones

Ambient për Qira – pranë Rrugës së Elbasanit, Tiranë

Ofrohet për qira një ambient funksional dhe me potencial të lartë zhvillimi, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe strategjike të Tiranës, pranë Rrugës së Elbasanit. Zona karakterizohet nga akses i menjëhershëm me qendrën e qytetit, institucione shtetërore, biznese të konsoliduara, banka, klinika dhe një rrjet i mirëfilltë transporti publik, duke e bërë vendndodhjen ideale për aktivitete profesionale.

Prona ka një sipërfaqe totale prej 85 m² dhe ndodhet në katin e parë të një godine me ashensor, çka garanton akses të lehtë për stafin dhe klientët. Organizimi i brendshëm ofron fleksibilitet në përshtatje sipas nevojave të aktivitetit, duke e bërë ambientin të përshtatshëm për zyrë administrative, studio arkitekture, studio ligjore, klinikë estetike, konsulencë apo aktivitete të tjera profesionale.

Ambientet përfitojnë ndriçim natyral dhe mundësi brandimi në varësi të tipologjisë së biznesit. Pozicionimi në një zonë me qarkullim dhe prezencë biznesesh e rrit dukshmërinë dhe vlerën funksionale të pronës.

Çmimi i qirasë është 1100 euro në muaj.
Disponohet gjithashtu një post parkimi me kosto shtesë prej 100 euro në muaj, element me vlerë të shtuar për zonën.

Një mundësi e mirë për biznese që kërkojnë adresë prestigjioze dhe akses të shkëlqyer në një nga akset kryesore të qytetit.

Detajet e Prones

Referenca: SUN743
Lloji Zyra
Statusi: thesunset.used
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 11
Sipërfaqja: 85 m2
Kati: 1

Karakteristikat

thesunset.city_center
thesunset.shopping_center
thesunset.school