Jepet me qira apartament 1+1 – Pazari i Ri
Lokacion: Pazari i Ri
Sipërfaqe: 60 m²
Kati: 7 (kati i fundit)
Pallat i ndërtuar rreth 10 vite më parë, me ashensor
Qira mujore: 800 Euro neto
Ofrohet me qira apartament 1+1 i mobiluar dhe i pajisur plotësisht, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe qendrore të qytetit, pranë Pazarit të Ri. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të dhe të fundit të një pallati të mirëadministruar me ashensor.
Organizohet në ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, tualet dhe hapësira funksionale. Ambienti është i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket dhe orenditë e nevojshme për një jetesë komode.
Pajisje dhe mobilim:
Kuzhinë e kompletuar
Frigorifer
Furrë dhe pianurë
Mikrovalë
Lavastovilje
Lavatrice
Hidrosanitare cilësore
2 kondicionerë
Zona ofron akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, transport publik, supermarkete, restorante dhe çdo shërbim të nevojshëm për jetesë. Apartament i përshtatshëm për banim afatgjatë.