APARTAMENT 2+1+2 ME QIRA – GALERIA (ISH KINEMA 17 NËNTORI)
Çmimi: 1.300 € / muaj
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të konsoliduara të qytetit, pranë Galerisë (Ish Kinema 17 Nëntori), ofrohet me qira një apartament modern 2+1+2, i pozicionuar në katin e 8-të dhe parafundit të një godine të mirëadministruar.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 118 m² dhe është i sapo mobiluar dhe totalisht i restauruar, me investime cilësore dhe mobilim bashkëkohor, duke ofruar kushte optimale për banim të menjëhershëm. Organizimi përfshin ambient ndenjeje dhe gatimi funksional, dy dhoma gjumi komode, si dhe dy tualete të kompletuara.
Orientimi Veri–Lindje siguron ndriçim natyral të këndshëm dhe ambiente të freskëta gjatë gjithë ditës. Apartamenti ofron rehati, qetësi dhe funksionalitet, duke qenë ideal si për banim familjar ashtu edhe për profesionistë që kërkojnë cilësi dhe pozicion strategjik.
Opsionalisht, së bashku me apartamentin ofrohet edhe vend parkimi, me vlerë shtesë 100 €.
Prona ndodhet në një zonë me akses të menjëhershëm në qendër, pranë shërbimeve, institucioneve, dyqaneve dhe faciliteteve kryesore urbane.