Pershkrimi i Prones

Disponohet për shitje një vilë luksoze në një nga destinacionet më ekskluzive të bregdetit shqiptar, Palasë – Vlorë, pjesë e kompleksit prestigjioz San Nicolas Villas. Vila ka një sipërfaqe ndërtimi prej 153 m², e organizuar në dy kate,kati i parë është 76.3m² ndërsa kati i dytë është 68.81m².Vila disponon 2 poste parkimi dhe gjelbërim nga të gjitha anët, me arkitekturë moderne dhe planimetri funksionale që ofron rehati maksimale dhe privatësi të plotë.

Prona karakterizohet nga ambiente të brendshme elegante, ndriçim natyral dhe përfundime cilësore, duke reflektuar standarde të larta jetese. Pishina private dhe hapësirat e jashtme krijojnë një ambient ideal për relaks, pushime luksoze apo investim të sigurt afatgjatë, në një zonë ku qetësia dhe ekskluziviteti janë pjesë e përditshmërisë.

Kompleksi San Nicolas ofron një nivel të lartë sigurie 24/7, mirëadministrim dhe infrastrukturë të kuruar në çdo detaj. Zona e Palasës njihet si një nga zonat më premium të rivierës shqiptare, e frekuentuar nga investitorë dhe klientelë elitare, falë afërsisë me plazhe të virgjëra, resorte luksoze dhe aksesit të shpejtë me rrugën e re Llogara–Palasë.

Kjo vilë përfaqëson një mundësi ideale për ata që kërkojnë jetesë luksoze buzë detit, siguri, privatësi dhe një investim me potencial të lartë vlerësimi në kohë, në një nga zonat më të kërkuara të Shqipërisë.

Detajet e Prones

Referenca: SUN667
Lloji Vilë
Statusi: Në ndërtim
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 2
Website Views 16
Sipërfaqja: 145 m2
Sip. Totale: 153 m2

Karakteristikat

View to sea