Në një nga zonat më të populluara dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës, ofrohet për shitje një ambient komercial me lokacion shumë pranë qendrës, në Rrugën "Siri Kodra".
Prona ndodhet në një godinë të re, me administrim të rregulltë, duke ofruar kushte të përshtatshme për një sërë aktivitetesh biznesi.
Aktualisht funksionon si Bar-Kafe, por struktura fleksibël dhe hapësira funksionale e bëjnë të përshtatshëm për shumë tipe biznesesh. Ambienti është i organizuara në dy kate (kati përdhe dhe kati -1), të cilët aktualisht nuk janë të lidhur, por kjo mund të realizohet lehtësisht përmes një projekti arkitektonik.
- Kati përdhe ka akses direkt nga rruga kryesore, me vetrata të mëdha xhami që ofrojnë mundësi të shkëlqyer për reklamim dhe dukshmëri.
- Kati -1 ka një sipërfaqe prej 100 m², me lartësi 3.8 metra dhe organizim në open space, i përshtatshëm për ambiente shërbimi, ekspozite apo magazinim të integruar.
Zona është e rrethuar me fasilitete, institucione, linja transporti dhe rrugë kryesore, duke e bërë këtë një mundësi shumë të mirë investimi për zhvillimin e një biznesi afatgjatë. Prona disponon dokumentacion të rregulltë.
Për më shumë informacion si edhe një vizitë në pronë mund të kontaktoni në: +355 69 400 7888!